Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është lajmëruar serish në Facebook në lidhje me lejen për të cilën thuhet se i është anuluar për aterrimin e aeroplanit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai ka thënë se aeroplani i tij ka pasur leje për aterrim konform rregullave të BE-së dhe IATA-s, por që ishte anuluar.
Pacolli ka publikuar edhe përgjigjen që kishte marrë nga Nexhat Bala prej Departamentit të Aviacionit Civil të Kosovës, ku ky i fundit kërkon që të bëjë serish kërkesë zyrtare për të marrë leje.
Postimi i plotë:
Kjo është dëshmia se leja për aterrim të cilën aeroplani im ka poseduar për aeroportin e Prishtinës (që ishte konform rregullave të BE-së dhe IATA) është anuluar:
Ju lutem të këshillohuni që për çdo fluturim tjetër të planifikuar në Aeroportin e Prishtinës duhet të paraqisni përsëri kërkesën zyrtare. Për shkak të situatës, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga ministri i Infrastrukturës dhe gjithashtu nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
Çdo të mirë,
Nexhat Bala
Departamentit të Aviacionit Civil të Kosovës
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 20028105/ Tv Malisheva