Shqyrtimi i mundësive për përfshirjen e mediave të pavarura në Ligjin për Sponsorim, kategori në të cilën bëjnë pjesë Kultura, Rinia dhe Sporti, ka bërë që sot të takohen zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Arbër Grabovci dhe kryetari i bordit të Odës së Afaristëve të Kosovës, Skender Krasniqi, Odë kjo e cila në ombrellën e saj ka edhe Shoqatën e Biznesit Medial të Kosovës.

Një mundësi e tillë e përfshirjes së medias të Kosovës në këtë kategori, edhe më parë është vlerësuar si tejet ekzistenciale për pavarësimin dhe funksionimin profesinal të mediave.

Në këtë kuadër, të shikimit të mundësive të tilla sot janë takuar edhe Grabovci dhe Krasniqi, të cilët takimin e kanë vlerësuar të frytshëm drejt hedhjes së hapave të parë në këtë drejtim, gjithnjë sipas mundësive ligjore.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet zv/Ministri i MKRS-së Arbër Grabovci.

Njoftimi i plotë:

“Sot, pata një takim të frytshëm me z. Skënder Krasniqin nga Oda e Afaristëve të Kosovës, me të cilin biseduam rreth mundësisë së përfshirjes edhe të mediave në ligjin për sponsorizim, ku bëjnë pjesë: Kultura, Rinia dhe Sporti.

Mediat duhet të kenë vend dhe hapësirë kategorizimi në këtë mundësi dhe ne do punojmë, konform mundësive dhe ligjeve.

Në kuadër të Odës së Afaristëve të Kosovës është e themeluar edhe shoqata e biznesit medial si segment i veçantë i saj.”-ka shkruar Arbër Grabovci – zv/Ministër i KUlturës, Rinisë dhe Sporti.

Share.