Mos inicimi i Projektligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 është shndërruar në ‘mollë sherri’ mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Selmanaj kërkoi nga legjislativi të dërgojë nismat ligjore për mendim në ekzekutiv, por kryeparlamentarja tha se kjo ka ndodhur në qeverinë e kaluar dhe se tash nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Osmani: Unë sinqerisht nuk po iu besoj veshëve çka dëgjova
“Unë sinqerisht nuk po iu besoj veshëve çka dëgjova. Domethënë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, ministrat që kanë dikastere specifike, por zëvendëskryeministri thotë silleni nëse dëshironi ju të inicioni për opinion në qeveri. Zotëri zëvendëskryeministër ka kohë që i kemi sjellë për opinion në qeveri. Ka kohë që ky Kuvend i ka iniciuar tri nisma legjislative. Prej 25 marsit deri më 3 qershor i keni bllokuar ju që po thonë se është i njëjti popull. Po pra, i njëjti popull është, por unë ju kërkova dhe besoj që deputetët pajohen t’i sillni nismat që i ka iniciuar ky kuvend”, tha Osmani.
E, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj duke arsyetuar kërkesën e tij, tha se nismat kur janë dërguar ka qenë Qeveria Kurti.
Selmanaj: Nismat i janë dërguar një qeverie tjetër
“Kur janë dërguar më 25 mars i janë dërguar një qeverie tjetër. Kjo është qeveri e re. Kishte akuza se kanë mbetur në sirtarë. Unë po ju them që në afatin kushtetues do të keni përgjigjen. Nuk mund të marrë për qeveri tjetër”, tha ai. /Tv Malisheva