Imuniteti është shumë i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në kohën kur bota po lufton me pandeminë koronavirus dhe sezoni i gripit po vjen.

Mjekët shpjegojnë se këto janë sinjale me të cilat do të kuptoni nëse ai është dobësuar.

“Të çara” në cepin e buzëve

Nëse shfaqen çarje të vogla në buzët tuaja, të cilat nuk kanë pse të duken si “plagë” serioze, ky është një sinjal që imuniteti është nën stres. Ju mungojnë vitaminat dhe mineralet.

Simptoma të vazhdueshme të ftohjes

Ndiheni të lodhur, kolliteni, teshtini, gërhitni? Nëse nuk jeni i sëmurë, sistemi imunitar përpiqet t’ju tregojë se është dobësuar.

Plagët tuaja po shërohen ngadalë

A e keni prerë veten në letër, keni grisur kutikulën apo jeni gërvishtur diku, dhe ai dëmtim nuk kaloi kurrë, edhe pse nuk ishte “dramatik”? Shërimi i ngadaltë është një shenjë tipike e imunitetit të dobësuar, dhe shumë vitamina, e para prej të cilave është vitamina C, ndihmojnë lëkurën të përballojë shpejt problemet.

Mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak

Problemet me dhëmbët janë një sfidë e madhe për sistemin imunitar, kështu që nëse mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak, vizitoni dentistin dhe forconi higjienën orale.

Jeni vazhdimisht të lodhur

Stresi ndikon negativisht në imunitetin tonë, pasi na heq energjinë. Mundohuni të ulni stresin, ndërsa rritni pushimin dhe aktivitetin fizik. Një pjesë e madhe e ushqimeve të vjeshtës janë të pasura me antioksidues, të cilët janë të dobishme në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme.

Share.