Policia e Kosovës të cilët mbikqyrin Stacioni Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh, kanë ndaluar një person të dyshuar, ku pas kontrollit janë konfiskuar disa armë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ku njësitë policore kufitare kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti i dyshuari P.H. (1983), mashkull si dhe një dëshmitar.
Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian, 1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk, 1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 ËIN , 1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm., 1 pako me 5 fishekë 12 mm., 1 pako me 9 fishekë të 12mm., 2 këllëfë të armëve të gjata.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva