Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar, propozim ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj para mediave ka thënë se kanë përpiluar një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë.
“Periudha kohore prej 15 marsit të vitit të kaluar deri më 15 maj të këtij viti. Synojmë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të vendoset në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës“, tha Kukaj.
Përmes peticionin qytetar- “Të falen gjobat e pandemisë”, Kukaj ka kërkuar që të largohen masat ekzistuese, duke shtuar se të njëjtat duhet të zbatohen nga të gjithë.
“Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba. I ftojmë qytetarët qe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë”, tha Kukaj.
Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta tha se në Kosovë gjatë pandemisë janë theksuar edhe më tej problemet si dhuna e varfëria.
“I kemi partitë politike që nuk kanë qenë fare të përgjegjshme, madje kanë qenë destruktive në raport me shëndetin publik. Nëae masa nuk i prek të gjithë njësoj ajo nuk vendos drejtësia. Kërkesa jonë është për drejtësi. Prej këtij ligji nuk amnistohen partitë politike. Ne ditëve në vijim do të jemi në secilën komunë të Kosovës. Peticioni fillon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, ka shtuar ajo./TV Malisheva