Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hotit që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në paga deri në 300 euro në muaj.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kjo kërkesë ka gjetur aprovimin e menjëhershëm të parit të Ekzekutivit.
“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi COVID-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e kryeministrit”, ka shkruar Zemaj.