Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ky bord do të përbëhet nga Mehmet Berisha, kryesues, Kushtrim Krasniqi, anëtar, Teki Shala, anëtar, Blerim Shehu, anëtar.
“Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.