Një lagje e tërë në qytetin gjerman Heinsberg do të shndërrohet në një laborator për ekspertë për të studiuar përhapjen dhe sjelljen e koronavirusit dhe të marrë në konsideratë sesi mund të ndalet.

Heinsberg, një qytet në kufirin midis Gjermanisë dhe Holandës, quhet gjithashtu edhe Wuhani gjerman – qyteti ka numrin më të madh të të infektuarve në vend.

Në një qytet me 250,000 njerëz, 1.281 njerëz u infektuan me koronavirus dhe 34 vdiqën. Deri më tani janë shëruar 550 pacientë.

Sipas ekspertëve gjermanë, ky qytet, kur bëhet fjalë për përhapjen e virusit, është dy deri në dy javë e gjysmë përpara pjesës tjetër të Gjermanisë, andaj, epidemiologët dhe virologët gjermanë do ta kthejnë një pjesë të këtij qyteti në një “laborator të gjallë” për të testuar virusin.

Sondazhi do të përfshijë 1.000 banorë të këtij qyteti si një shembull përfaqësues për të gjithë Gjermaninë.

Rezultati do të përdoret si bazë për atë që Gjermania duhet të bëjë në periudhën e ardhshme, dhe do të jetë e dobishme për vendet e tjera, tha Hendrik Strike nga Universiteti i Bonit.

“Ne do të mbledhim informacione dhe këshilla praktike se si ta luftojmë Covid-19 dhe si mund ta mbajmë në të ardhmen pa bllokuar jetën tonë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Rezultatet e para të studimit priten javën tjetër, dhe do të zgjasin me muaj./ Tv Malisheva

Share.