Një mësimdhënës është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.
Rasti kishte ndodhur më 2 qershor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të nesërmen. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./TV Malisheva