Pesë persona janë arrestuar sot pasdite në Pejë, pasi janë rrahur në mes vete.
Njësitet policore menjëherë kanё dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar pesё (5) persoan tё cilёt ishin tё pёrfshirё në rrahje.
“Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim Policor prej 48- orёsh”, thuhet në njoftimin e policisë.