Një rrahje ndërmjet 5 personave ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka arritur të arrestojë sulmuesit, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje.

“Tre persona meshkuj nga Kosova kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj nga Kosova. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /TV Malisheva

Share.