Gati 20.000 pacientë vdiqën nga koronavirusi në Francë ose 395 në 24 orë, por numri i pacientëve në kujdesin intensiv po shënon rënie, tha sot drejtori i Shëndetit Publik Jerome Salomon.
Që nga fillimi i marsit, 19.718 pacientë vdiqën, 12.069 prej të cilëve ishin në spitale (+227) dhe 7649 (+168) në shtëpitë e pensioneve, tha Solomon në një konferencë shtypi.
Numri i pacientëve të shtruar në spital të dielën ishte 30.610, prej tyre 5.744 janë në kujdes intensiv, ose 89 më pak se të premten. Kjo është dita e 11-të e rënies së kujdesit intensiv.
Këto të dhëna përshkruajnë një përkeqësim shumë të ngadaltë të epidemisë, por shtrimet në spital mbeten shumë të larta, tha Solomon, duke konkluduar se “përpjekjet e të gjitha masave për të kufizuar lëvizjen janë efektive dhe ngadalësojnë shumë epideminë”.
Kryeministri Edouard Philippe ka paralajmëruar se “francezët nuk do të kthehen edhe për një kohë të gjatë” në jetën e tyre normale