Rusia është e gatshme të vazhdojë dialogun me SHBA mbi kontrollin e sistemeve të reja të armëve, jashtë marrëveshjes së Fillimit të Ri, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një video- ligjëratë për studentët e Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Lavrov tha se shpreson që Moska të jetë në gjendje të negociojë me Uashingtonin për tërheqjen e armëve bërthamore të SHBA-së nga Evropa në të ardhmen./ Tv Malisheva

Share.