Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë vendim që fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj komune Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se personi i diagnostikuar me Covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen, ndërkohë që 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negative.
Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në Samadrexhë.
“Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër. Ju lutemi, rrini në shtëpi, mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri