Shkencëtarët zviceranë kanë qenë në gjendje të zbulojnë koronavirusin e ri në përqendrime të ulëta në ujërat e zeza, e cila ofron një mënyrë të re të mundshme të paralajmërimit të hershëm të shpërthimeve të reja pasi vendet heqin masat e kontrollit të paraqitura për të frenuar pandeminë me COVID-19.
Nëse metoda vërteton marrjen e mostrave efektive të ujërave të zeza, do të lejojë që sistemi shëndetësor publik të zbulojë herët përsëritjen e një epidemie të koronavirusit, madje një javë para se të tregojnë testet diagnostikuese, vlerësojnë shkencëtarët, transmeton KosovaPress.
COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga një koronavirus i ri që ka infektuar më shumë se 3.2 milionë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 233 mijë njerëz në Tokë.
Shkencëtarët në Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih (ETH) dhe Lausanne (EPFL) thonë se kjo metodë e monitorimit duhet ende të rafinohet para se të nxjerrë përfundime të qarta në lidhje me përqendrimin e virusit në mostra.
Rezultatet fillestare të ekipeve nga dy universitete zvicerane janë gjithsesi inkurajuese.
Ujërat e zeza nuk gënjejnë dhe pasqyrojnë atë që është sekretuar në orët e kaluara, thotë udhëheqësi i ekipit shkencor Christopher Ort nga Instituti Federal Zviceran për Shkencë dhe Teknologji të Ujit.
Ujërat e zeza nga Lausanne, Cyrih dhe Lugano u analizuan, duke përfshirë mostrat nga dy qytetet e fundit të mbledhura në fund të shkurtit kur u regjistruan rastet e para COVID-19 në Zvicër. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë koronavirusin e ri në të gjitha mostrat.
Përqendrimet në mostrat e fundit ishin aq të larta sa analiza ishte shumë e thjeshtë. Por nuk ishte aq e thjeshtë me mostrat e shkurtit
“Ne prisnim të mos identifikonim asgjë në ujërat e zeza të Luganos në një kohë kur kishte vetëm një rast COVID-19 dhe nga Cyrihu kur ishin regjistruar vetëm gjashtë raste atje”, thotë Tamar Kon nga EPFL.
Pas një programi të suksesshëm pilot, shkencëtarët australianë njoftuan në prill se ata presin të krijojnë një provë brenda disa javësh që do të analizojë në mënyrë masive ujërat e zeza për praninë e viruseve për të gjetur komunitetet e infektuara/TVMalisheva