Fusha magnetike e Tokës po pëson ndryshime të pazakonta dhe poli magnetik i veriut po lëviz nga Arktiku kanadez në Siberi. Zhvendosja duket se po përshpejtohet, duke ngritur shqetësime rreth rrotullimit të mundshëm të poleve magnetike, thonë shkencëtarët.

Shpejtësia e Polit të Veriut është rritur në 48 kilometra në vit, sipas revistës shkencore “Astronomy”.

Nëse polet magnetike zhvendosen, nuk do të jetë hera e parë në historinë e Tokës, pasi polet kanë ndryshuar vende të paktën 10 herë në 2.6 milionë vjetët e fundit. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte 780.000 vjet më parë.

Cilat janë pasojat e ndryshimit të poleve?

Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet mundësia e një gjëje të tillë. Anomalitë që mund të jenë pasojë e ndryshimeve në vendndodhjen e poleve, shkencëtarët i vlerësojnë në mënyra të ndryshme, ku zhvendosja e poleve ndikon në natyrë, por edhe në teknologjinë njerëzore.

Një nga rreziqet më të mëdha, sipas shkencëtarëve, është se Toka, gjatë zhvendosjes së poleve, mund të ketë mbrojtje më të dobët nga rrezatimi diellor dhe kozmik.

Disa gjeologë sugjerojnë që gjatë periudhës së ndryshimit të poleve, ndodhën disa zhdukje masive të specieve, ndërsa të tjerët pretendojnë se njerëzit kanë qenë në Tokë për miliona vjet dhe i kanë mbijetuar ngjarjeve të tilla.

Përplasja e Tokës dhe planetit Thea

Shkencëtarët gjithashtu kanë paraqitur tezën se shkaqet e anomalive gjeomagnetike janë mbetjet e planetit të vjetër Thea, i cili, sipas hipotezës, goditi Tokën 4.5 miliardë vjet më parë, dhe ajo përplasje çoi në formimin e Hënës. Mbetjet e Thea nuk janë gjetur kurrë, por disa shkencëtarë besojnë se ato janë varrosur thellë brenda Tokës.

Sipas gjetjeve të fundit të shkencëtarëve, dy shkëmbinj të mëdhenj brenda planetit tonë, më të mëdhenj se Mount Everest, janë shumë më të dendur në strukturë dhe kanë një temperaturë më të lartë se rrethina e tyre. Këta dy shkëmbinj ndikojnë në lëvizjen e hekurit të shkrirë në bërthamën e Tokës, në të cilën gjenerohet fusha magnetike e planetit, duke e dobësuar atë në Atlantikun e Jugut.

Edhe pse është e vështirë të vlerësohen pasojat e mundshme, shkencëtarët besojnë se varet nga sa do të zgjasë. Nëse është i ngadalshëm dhe nëse zgjat qindra vjet, si njerëzit ashtu edhe natyra mund të përshtaten.

Shkencëtarët tani besojnë se më të prekurit do të ishin kafshët që migrojnë dhe përdorin një fushë magnetike për “lundrim”.

Kur bëhet fjalë për njerëzimin, teknologjia, siç janë satelitët, televizioni dhe format e tjera të komunikimit, të cilat do të ndikoheshin negativisht nga rrezatimi kozmik, mund të preken më së shumti. Diçka e ngjashme po ndodh tashmë në Atlantikun e Jugut, ku fusha magnetike është më e dobët, gjë që ndikon në funksionimin e satelitëve mbi atë zonë. /TV Malisheva

Share.