Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) bënë të ditur se në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjashtë pacientë me COVID-19 dhe 29 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë/TV Malisheva