Lidhja Demokratike e Kosovës në rast të dërgimit të mandatarit për kryeministër te presidenti, Hashim Thaçi do të bëj shkelje kushtetuese.

Kështu thotë për KosovaPress njohësi i rrethanave kushtetuese, Riza Smaka. Sipas tij, nuk është korrekte të thuhet nga LDK që pranojnë të bëjnë qeverinë si parti e dytë, por nëse shkelet kushtetuta përgjigjet presidenti.

Smaka: Edhe mandatari i LDK-së për kryeministër do të shkelte kushtetutën

“Zotëri Isa Mustafa që po pretendon për t’u bërë kryeministër, po të pranonte këtë rol përderisa duhet të ishte i vëmendshëm se nuk ka autorizim. Do të shkelte edhe ai kushtetutën. Nuk është korrekte të thuhet se paranojë të bëjmë qeverinë, po shkelet kushtetuta, por le të përgjigjet presidenti”, thotë ai.

Smaka thekson se çdo veprim ku anashkalohet, Lëvizj a Vetëvendosje si parti e parë është shkelje kushtetuese nga ana e presidentin Thaçi.

Smaka: Çdo veprim ku anashkalohet partia e parë është shkelje kushtetuese

“Pa dyshim që do të ishte shkelje kushtetuese edhe do të ishte një gabim politik e moral. Të bëhen makinacione të tilla që të tejkalohet një subjekt politik parlamentar i autorizuar me kushtetutën për të propozuar mandatarin për qeveri, dhe të shkojë në tjetrin subjekt”, thotë ai.

Këtë ai e arsyeton me faktin se kjo e fundit nuk ka afat kushtetues që të dërgojë mandatarin për kryeministër tek presidenti.

Smaka: Nuk ka afat kushtetues që VV të dërgoj mandatarin

“Nuk ka afat kushtetues që do të obligonte zotëri Kurtin që do të obligonte që prej kësaj dite në këtë dite, kaq ditë i ka. Është vakum juridik”, u shpreh ai.

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e qeverisë. Pasi, përkundër katër letrave të të parit të shtetit, VV ende nuk ka dërguar emër për kryeministër, por as nuk e ka refuzuar./Tv Malisheva

Share.