Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë të mërkurën përgjigjen e Aleancës ndaj krizës koronavirus, tha të martën kreu i bllokut ushtarak.
Në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se ministrat do të përqendrohen vetëm në luftën kundër koronavirusit në video-konferencën e tyre, përfshirë pasojat afatmesme dhe afatgjata të pandemisë në funksionimin e aleancës ushtarake.
“COVID-19 na ka mësuar një mësim në lidhje me rëndësinë e rezistencës,” tha Stoltenberg.
Ministrat e mbrojtjes gjithashtu do të shqyrtojnë implikimet e sigurisë së pandemisë.
Stoltenberg theksoi se detyra thelbësore e NATO-s mbetet të ruajë sigurinë e pothuajse 1 miliard qytetarëve të saj.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të siguruar që kjo krizë shëndetësore të mos bëhet një krizë e sigurisë,” tha ai.
Takimi virtual i së mërkurës vijon bisedimet e ministrave të jashtëm për mobilizimin e përpjekjeve të tyre për të sjellë mbështetje civile për krizën e koronavirusit. Ministrat e mbrojtjes do të vlerësojnë ndihmën e dhënë deri më tani dhe do të diskutojnë mbi masat e mëtejshme.
Kreu i NATO-së tha se operacionet e Aleancës në botë, përfshirë Kosovën dhe Afganistanin, janë ende funksionale, pavarësisht përhapjes së koronavirusit, transmeton KosovaPress.
“Misioni i NATO-s është të ruajë jetën e njerëzve”, paralajmëroi Stoltenberg, duke shtuar se kriza e shkaktuar nga koronavirusi do të ketë pasoja të gjera.
Në fillim të këtij muaji, ministrat e jashtëm të NATO-s ranë dakord të vlerësojnë rezervat e tyre të tepërta dhe kapacitetet e aeroplanit për shpërndarjen e furnizimeve të ndihmës në një mënyrë të koordinuar.
Që atëherë, Turqia, Republika Çeke, Hungaria, Holanda, Norvegjia, Sllovenia dhe Shtetet e Bas hkuara kanë dërguar ndihmë mjekësore dhe financiare për aleatin më të ri të NATO-s, Maqedoninë e Veriut.
Turqia gjithashtu siguroi furnizime mjekësore për SHBA, Italinë, Spanjën dhe Malin e Zi, dhe partnerët e NATO-s në Ballkan, përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë.
Gjermania, Danimarka dhe Luksemburgu gjithashtu dërguan ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse në Itali dhe Spanjë./ Tv Malisheva