Prodhuesi japonez do t’u ofrojë klientëve në Evropë nga vjeshta një Across SUV i ri me një motor hibrid “plug-in”, e cila nuk është gjë tjetër veçse një Toyota RAV4 i ripaketuar.
Hybrid Suzuki Across Plug-in është modeli i parë i kësaj kompanie e krijuar në bashkëpunim me Toyota për të mbërritur në tregun evropian.
Në thelb, është një Hybrid Toyota RAV4 Plug-In, me një dizajn paksa të ndryshëm të pjesës së përparme të automjetit dhe ndryshime të vogla stili brenda dhe jashtë, transmeton KosovaPress.
Suzuki ndryshoi fenerët, grilat e radiatorit, parakolpin e përparmë dhe emblemën, por ADN-ja e Toyota RAV4 mbeti mbizotëruese dhe e njohshme.
Automjeti është montuar në rrota aliazh 19 inç, dhe pjesa e brendshme praktikisht është marrë plotësisht nga SUV Toyota.
Se ky është një model Suzuki mund të shihet vetëm në bazë të simbolit në timon.
Prodhuesi japonez ka pajisur Across me një sistem multi-media me një ekran digjital 9 inç, si dhe veçoritë e lidhjes së telefonit të zgjuar të Apple CarPlay, Android Auto dhe MirrorLink.
Sistemi i vozitjes është i njëjtë si në Hybrid Toyota RAV4 Plug-In. Kjo do të thotë që Suzuki Across përdor një motor benzine 2.5 litra me 178 kuaj fuqi, i cili në kombinim me motorin elektrik zhvillon gjithsej 306 kuaj fuqi.
Suzuki pretendon se Across është në gjendje të mbulojë deri në 75 km vetëm në energji elektrike, dhe sipas standardit WLTP, emetimi mesatar i CO2 është vetëm 22 g/km.
SUV i ri Suzuki do të arrijë në dyqanet evropiane gjatë vjeshtës, deri në të cilën koha do të dihet çmimi i tij./Tv Malisheva