Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin e LDK-së, tha se javën e ardhshme Kosova do të bëhet me qeveri të re. Ai ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje në mes partnerëve të mundshëm të koalicionit, ndërkohë theksoi se një marrëveshje e tIllë është shumë e nevojshme.

Tahiri tha se po bëhen përgatitjet edhe për mbajtjen e seancës së Kuvendit nga e cila do të dilej me një qeveri të re.

Tahiri: Javën e ardhshme do të ketë një qeveri të re

“Është duke u punuar për t’u përgatit kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një qeveri të re”, tha Tahiri.

Duke kujtuar që Këshilli Drejtues i AAK-së e ka votuar marrëveshjen me LDK-në, Tahiri tha se beson që shumë shpejtë mandatari, Avdullah Hoti do të dalë me marrëveshjen finale.

Tahiri: Ende nuk kemi një marrëveshje me LDK-në

“Deri më tani nuk ka një marrëveshje, diskutuam, dëgjuam, komunikuam bashkërisht. Shumë shpejtë besoj mandatari Hoti do të del me marrëveshjen finale. Mendoj që një marrëveshje e shpejtë me LDK, AAK-në dhe parti të tjera për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar gjendjen e rëndë në pandemi e në veçanti për të regjeneruar ekonominë e cila është në një gjendje shumë të rëndë, është më se e nevojshme, më se e domosdoshme”, tha Tahiri.

Tahiri pranoi se emri i tij, i Selim Selimit e Blerim Kuçi janë përfolur si emra për poste ministrore.

Ndërkohë për qeverinë Kurti tha se po merr vendime të padrejta, derisa përmendi shkarkimet e bëra për të cilat tha se po bëhen pa vlerësim e procedurë, andaj sipas tij, ata do t’i fitojnë rastet në gjykata./Tv Malisheva

Share.