Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, pas takimit në Bruksel, në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë dakorduar që javën tjetër të vazhdojë në Bruksel për të punuar intensivisht në nivelin shtesë.
Lajçak ka falënderuar të dy palët që erdhën në Bruksel dhe për angazhimin e tyre sot.
“Diskutimi i sotëm u përqendrua në dy elemente, i pari element ishte personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Në temën e parë kjo është një çështje shumë simbolike në kontekstin e pajtimit dhe është shumë çështje reale për familjet që jetojnë me pasiguri për dekada. Është thelbësore për të punuar me komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur rastet e mbetura dhe për ta përmbyll dosjen. Sa i përket temës së dytë, kjo është gjithashtu një çështje e rëndësishme dhe ka të bëjë edhe me sigurimin e kushteve të qëndrueshme të jetesës për ata që janë kthyer tashmë. Pika e dytë në agjendën e sotme ishte bashkëpunimi ekonomik që është një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi i intensifikuar ekonomik do të thotë të krijosh potencial të plotë ekonomik për të rinjët e Kosovës dhe Serbisë dhe do të thotë të krijosh vende punë dhe të përmirësosh standardet e jetës për njerëzit”, ka thënë ai.
Lajçak theksoi se është i kënaqur që pas shkëmbimit fillestar të sotëm të pozicioneve të dy liderët, të gjithë janë dakorduar të vazhdojnë për të punuar intensivisht në nivelin shtesë i cili do të ndodhë në javën tjetër.
“Javën tjetër këtu në Bruksel dhe u ra dakord që takimi i radhës i nivelit të lartë të zhvillohet në Bruksel në fillim të shtatorit”, ka thënë ai./ Tv Malisheva