Të shtunën në orën 13:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë të kryesuar nga LDK-ja.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi tha se i kanë numrat për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Gashi: Kemi dorëzuar kërkesën për seancë të shtunën në ora 13:00
“Para orës 16:00 kam dorëzuar në emër të LDK-së dhe deputeteve përkrahës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtune, ora 13:00. Pikë e rendit ditës do të jetë zgjedhje e qeverisë së Kosovës”, tha ai.
Në një konferencë për media, Gashi tha se kanë siguruar më shumë se 61 vota për të votuar qeverinë.
Gashi: I kemi më shumë se 61 vota
“I kemi, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë me 61 nënshkrime. Më shumë i kemi por kërkesa është bërë me 61 nënshkrime për seancë”, tha ai.
I pyetur për dërgimin e dekretit për mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se është e drejtë e saj për gjitha veprimet që i ndërmerre.
Gashi: Është e drejtë e LVV-së të ndërmarrë veprimet e veta
“Është e drejtë e LVV-së që të ndërmarrë veprimet e veta”, tha ai.
Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi dekretoi mandatarin për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti. /Tv Malisheva