Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pas heqjes së taksës dhe masës së reciprocitetit nga Kosova, shteti i Serbisë nuk ka më ndonjë pretekst për të vonuar rifillimin e dialogut.

Sipas Thaçit, në këtë çështje, institucionet e Kosovës duhet të zhvillojnë proces gjithëpërfshirës, në bashkëpunim edhe me opozitën. Ndërkohë ka theksuar se presidenti është ai që përfaqëson vendin brenda dhe jashtë.

Thaçi ka thënë se nuk mund të flas për periudhë të caktuar kohore sa i përket mundësisë së rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, por ka shprehur besimin e tij se një gjë e tillë do të ndodh në një të ardhme te afërt.

Thaçi: Barrierat për dialog janë hequr nga Kosovë, Serbia nuk ka ndonjë pretekst për vonesa

“Besoj në zotimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të ndërmarrin hapat e duhur në veçanti pas heqjes së të gjitha barrierave që e pengonin fillimin e dialogut Kosovë-Serbi nga ana e qeverisë së Kosovës, tash Serbia nuk e ka asnjë pretekst, përkundrazi çdo vonesë i atribuohet asaj.

Roli i presidentit të vendit është ai që ka qenë gjithmonë, presidenti i vendit përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, dhe ai që e lexon Kushtetutën dhe e di këtë rol shumë qartë, përgjegjësia dhe hierarkia institucionale e Kosovës është e qartë mbi çdo aspiratë, ego apo injorancë”, tha Thaçi.

Ndërsa për mënyrën se si duhet të veprojë qeveria e Kosovës në këtë çështje, cila duhet të jetë platforma dhe parimet, Thaçi ka thënë se duhet zhvilluar një proces gjithëpërfshirës e në bashkëpunim me opozitën meqë siç theksoi ai vendi ka një qeveri të pakicës shqiptare.

Thaçi: Në çështjen e dialogut kërkohet gjithëpërfshirës

“Ne si spektër politik apo institucional duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara sa më gjithëpërfshirës, kemi një qeveri të pakicës shqiptare që duhet të punojmë edhe me opozitën dhe në këtë drejtim duhet të jemi shumë të kujdesshëm, në fund të fundit çështja i takon Parlamentit, që çdo marrëveshje e arritur duhet të kalojë përmes Parlamentit, kështu që askush i vetmuar, asnjë institucion nuk mund të lëvizë në drejtimin çfarë pretendon pa një përfshire të gjerë çfarë e kemi pasur edhe në Rambuje edhe në Vjenë”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se nuk ka pasur dilema asnjëherë rreth mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës por që duhet të ushqehen relacionet dhe të prodhohen argumente pozitive për miqtë ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të jenë të përgjegjshme përballë partnerëve edhe në hapat e mëtejmë që do t’i ndërmarrin, duke u shprehur optimist me administratën e presidentit Donald Trump dhe rolin i ambasadorit Richard Grenell gjërat do të lëvizin drejtë një procesi produktiv të dialogut Kosovë-Serbi.

Krejt këto, Thaçi i deklaroi pasi bëri homazhe të memoriali në Prishtinë i ngritur në nderim të ushtarëve të KFOR-it që ndërruan jetë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Thaçi tha se Kosova po përkujton ditët e lirisë dhe momenti e nënshkrimit të marrëveshjes së Komunavës ku sipas tij aty u dha mesazh i qartë i aktit të kapitullimit të Serbisë përballë luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi./TV Malisheva

Share.