Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar në Jezerc me dy ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve të Kosovës.
“Në Jezercin e UÇK-së me dy ushtarët e FSK-së, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin. Krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve tanë. Ylli i shkolluar dhe vlerësuar nga akademia ushtarake më e mirë në botë “West Point” dhe Korabi, po ashtu, me rezultate të larta, sot e personifikojnë suksesin e të rinjve tanë kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi.