Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti përballë krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova së bashku me ndërkombëtarët do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri pas homazheve në kompleksin e martirëve në Mejë të Gjakovë, në përvjetorin e Masakrës së Mejës dhe Ditës së Personave të Pagjetur.

Thaçi ka thënë se Dita e të Pagjeturve është ditë e dhimbjes dhe pikëllimit për gjithë shtetin e Kosovës.

Thaçi: Nuk do të ketë amnisti përballe krimeve të Serbisë në Kosovë

“Ky është një gjenocid i shtetit të Serbisë, për fat të keq ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi, as lokale e as ndërkombëtare, kjo heshtje e ndërkombëtare nënkuptohet një farë lloj amnistimi ndaj gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, por nuk do të ketë në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nga askujt amnisti përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi, ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë edhe lokale edhe ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Ai edhe njëherë ka përmendur gjenocidin e kryer në Kosovë, civilët shqiptarë të vrarë, masakrat, dhunimet, dëbimet nga Kosova dhe personat e zhdukur, për të cilët tha se Serbia është përgjegjës./Tv Malisheva

Share.