Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar 37 imamë, të cilët ranë dëshmorë gjatë periudhës 1989-1999.

“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë imamët dëshmorë. Respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Trimëria e tyre është krenari për ne. Sakrifica, ideal i lartë. Ndërsa, kontributi i tyre, liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi në Facebook, teksa ka postuar edhe një foto me emrat e imamëve dëshmorë.

Share.