Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj tha se taksa e reciprociteti, po abuzohen nga parti të caktuara politike.
“Se në të kaluarën ka pasur abuzime si me taksë si me reciprocitet. Ju e dini që PDK sa ka qenë bashkëqrverisës me Ramush Haradinaj ka pasur një plan konkret se si duhet të trajtohet taksa”, tha Totaj.
Totaj në konferencën e ftuar për media, ka cekur situatën e krijuar dhe lëshimet e Pakos emergjente të Qeverisë së shkuar, njëherësh ka dhënë edhe dhjetë propozimet që duhet t’i përmbajë Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë aktuale.
“Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit”, ka cekur ai në deklaratën e tij./Tv Malisheva