Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Marinën të shkatërrojë të gjitha anijet patrulluese iraniane që ndërhyjnë me ato të SHBA-së.

“Unë urdhërova Marinën e SHBA që të shkatërrojë të gjitha anijet patrulluese iraniane nëse ato shqetësojnë anijet tona në det”, njoftoi Trump në Twitter sot.

Javën e kaluar, u shfaq një video ku shihej se anijeve luftarake amerikane i afroheshin anije të vogla iraniane në brigjet e Kuvajtit.

Garda Revolucionare konfirmoi se ata kishin hasur në anije amerikane në Gjirin Persik, por nuk deklaruan nëse kishte ndonjë incident.

Trump nuk dha detaje për urdhrin e tij në njoftim, dhe Shtëpia e Bardhë nuk është deklaruar zyrtarisht.

Tweet-i i Trump u bë publik pasi Garda Revolucionare e Iranit njoftoi këtë mëngjes se sateliti i parë ushtarak i Iranit ishte nisur në orbitën e Tokës.

Ekspertët thonë se sateliti mund të ndihmojë Iranin të zhvillojë raketa balistike ndërkontinentale, ndërsa tensionet po rriten midis SHBA dhe Iranit./ Tv Malisheva

Share.