Turqia konfirmoi 96 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 908.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 42.282, pasi 4.056 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, treguan të dhënat e përditësuara të Ministrisë turke të Shëndetësisë.
Ndërkohë, në një postim në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se deri më tani, gjithsej 2.142 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Sipas të dhënave të fundit, 28.578 teste janë kryer gjatë ditës së sotme, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 276.338.
Ndërkaq, 1.552 pacientë aktualisht gjenden në repartet e kudjesit intensiv në Turqi. Në postimin e tij, ministri Koca vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të testeve , shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve po bie, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi./ Tv Malisheva