Vajza e themeluesit të Apple, Steve Jobs i la të gjithë pa fjalë ndërsa mori pjesë si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.
23-vjeçarja Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjelbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, një çantë të bardhë dhe një palë syze të mëdha.
“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë e vizionit Coperni”, shkroi Eve në Instagram.
Modelja iu bashkua në sfilatë yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.
Stilistët e Coperni, Sebastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone./TV Malisheva