Aktori kanadez, Christopher Plummer, zbuluar nga “Melodia e Lumturisë”, vdiq në moshën 91 vjeç, njoftoi agjenti i tij.

“Chris ishte një njeri i mahnitshëm që e donte dhe respektonte thellësisht punën e tij”, theksoi menaxheri i tij Lou Pitt, duke vlerësuar stilin e tij të mrekulluaeshëm dhe aftësitë e tij.

“Ishte një thesar kombëtar që ishte shumë i lidhur me rrënjët e tij kanadeze”, shtoi Lou Pitt në një deklaratë.

“Bota ka humbur një aktor të arritur sot dhe unë kam humbur një mik të dashur”, theksoi Julie Andrews, partnerja e tij në “Melodia e Lumturisë”, në një deklaratë.

“Unë çmoj kujtimet e punës tonë dhe gjithçka, humorin dhe të qeshurat që kemi ndarë në gjithë këto vite”, shton aktorja.

I rritur në Montreal, Christopher Plummer pati një karrierë 75-vjeçare, e cila filloi në anglisht dhe frëngjisht.

Në Kanada, Justin Trudeau bëri homazhe duke e cilësuar si një zotëri të vërtetë dhe një profesionist të zotë..

“Sot Kanadaja dhe bota kanë humbur një nga aktorët tanë më emblematik dhe më të dashur”, theksoi kryeministri kanadez në një deklaratë.

“Plummer ishte një aktor i përjetshëm që argëtoi miliona njerëz në të gjithë botën dhe frymëzoi shumë për të bërë karrierë në arte”, shtoi ai./TV Malisheva

Share.