Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se nga java e ardhshme kjo parti do të iniciojnë në Kuvendin e Kosovës, komision hetimor parlamentar për privatizimin e ndërmarrjeve publike, derisa shtoi se do të iniciojnë edhe komisione tjera për uzurpimet, tenderët, vrasjen e Astrit Deharit dhe sulmin në Kuvend të Kosovës.

Ai paralajmëroi se do të ketë edhe iniciativa tjera për formimin e komisioneve parlamentare.

“Disa kanë qenë kundër privatizimit, eksponent të lartë politikë, përfshirë edhe VV, por kanë përfituar nga privatizimi. Vrasja e Deharit të shikohet, uzurpimet, tenderët kush i ka marrë, të shikohet si u bë sulmi në kuvend nga Syri i popullit, vrasjet politike, duhet komision parlamentar për çdo vrajës, pse çdo fushatë me i përdorë, të shkojmë deri në fund ta shohim”, tha ai.

Ai në Tv Dukagjini, tha se jemi i vetmi vend që nuk ka dënuar krimet e kumunizmit.

Veseli derisa për Hahsim Thaçin tha se është mik i tij dhe kurrë nuk do të jetë tradhtar, për Lufti Hazirin tha se është djalë që aktron shumë me Luginë e Preshevës për disa vota në Gjilan./ TV Malisheva

Share.