Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë se dekretit të presidentit që e bëri publik sot.
Rexhep Selimi nga kjo parti tha se presidenti Thaçi ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar Avdullah Hotin për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ne vlerësojmë që presidenti ka vazhduar të shkelë kushtetutën dhe si të tille e kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Jo rastësisht në këtë kohë kur po përfundon java e punës, kur dihet qe nesër është festë pastaj vikendi, presidenti është kujdesur që qoftë gjykatën, qoftë administratën ta gjejë në pushim. Natyrisht se ne nuk na zë në gjumë as kjo”, tha Selimi. /Tv Malisheva