Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur këtë të diel në fshatin Lutogllavë.

Policia e Kosovës informon se një veturë ka goditur trenin deri sa ky i fundit po lëvizte në relacionin Pejë-Prishtinë.

Ky është raporti i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 02.08.2020 rreth orës 12:25, është informuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtareve.

Njësitet e Trafikut Rajonal menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, pёr tё kuptuar rrethanat e këtij aksidenti, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik- Lutogllavë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.

Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy (2) persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё.

Lidhur me kёtё aksident ёshtё informuar Prokurori i Shtetit, dhe rastin ёshtё duke e hetuar Njësiti Rajonal i komunikacionit Rrugor. DRP Pejё.

Share.