Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter./ Tv Malisheva