Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi dje se ai nuk do ta nënshkruante njohjen e Kosovës dhe se dikush pas tij do ta bënte atë.
Në seancën parlamentare kushtuar Kosovës, Vuçiq u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre.
“Fitorja është paqja, stabiliteti, siguria dhe ruajtja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore,” tha Vuçiq.
Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.
Vuçiq tha se mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshirojë të shkosh më kurrë atje, përcjell B92./TV Malisheva