Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i cili adresoi shumë pyetje karshi ministrit Zemaj. Ai kërkoi të di për deklarimet kontradiktore në mes të Zemaj dhe kryeministrit, Avdullah Hoti për kthim të masave pas shtimit të rasteve.
Zemaj tha se do të bëjë çmos që mos të kemi rikthim të masave sepse kthimi i masave do e shkatërronte Kosovën ekonominë dhe qytetarët.
Lidhur me deklarata kontradiktore në mes të Hotit dhe Zemaj për lirim të masave ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se shqetësimi ka ardhur pas tubimi të 12 qershor nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se është mirë që po i dëgjojnë deklarata e kryeministrit Hotit, sepse do të mësojnë shumë deputeti Uka dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Madje Zemaj i prezantoi edhe disa fotografi të tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor, e më pas dhe anëtarët e këtij komisioni nga radhët e LVV-së i paraqiti disa fotografi ku shihej Avdullah Hoti./Tv Malisheva