Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Halil Kastratin dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve”, e cila është në ndërtim e sipër nga “Jetimat e Ballkanit”.
Ai me këtë rast ka thënë se do të kujdeset që të sigurojnë staf shëndetësor për këtë “Shtëpi të të Moshuarve”.
Ky është statusi i tij i plotë:
Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.
Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!
Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!