Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u zotua se është duke bërë përpjekje që çdo shqiptar në këtë kohë pandemie të marrë shërbime cilësore shëndetësore.
Për ketë sipas tij, qëllimi i tyte është që shqiptarët e luginës se Preshevës të ndihen të sigurt kur marrin shërbime nga qeveria e Beogradit.
Pas takimit me ministrin Armend Zemaj, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa tha se diskutuan për vështirësitë e përballjes me Covid-19.
Ai ka falënderuar ministrin për vizitën e parë në komunën e Bujanovcit.
Për çka tha se Qeveria e Kosovës po tregon kujdesin që e kanë shqiptarët e luginës së Preshevës.
Mustafa: Diskutuam për përballjen me pandeminë
“Krahas takimit patëm një diskutim vëllazëror-miqësor për mënyrën e mundësisë së zgjidhjes së problemeve të përballjes me pandeminë Covid-19”,tha ai.
E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se sot po viziton luginën e Preshevës për të parë situatën epidemiologjike, në këtë pjesë ku shumica e popullsisë është shqiptare.
Zemaj: Kujdesi për shëndetin duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë
“Është vlerësim i Qeverisë së Kosovës që kujdesi për shëndetin duhet të përfshij të gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe vendet e rajonit që të kemi një situatë të qartë dhe nën kontroll pandeminë. Insistimi jonë është që kujdesi për këta qytetarë të jetë i vazhdueshëm edhe me resurse të tjera, edhe me ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës që këtu të punojnë, të veprojnë por edhe të kenë shërbime cilësore”, ka deklaruar Zemaj.
Qëllimi i kësaj vizite tha se është që të ofrojnë mbështetje për gjithë qytetarët të cilët duhet të ndihen të sigurt edhe kur marrin shërbime nga qeveria e Beogradit.
Zemaj: Qytetarët e luginës së Preshevës të trajtohen pa dallime
“Në këtë aspekt prapë do të vazhdoj dhe do të këmbënguli që këto shërbime të ofrohen edhe për qytetarët e kësaj ane dhe të mos kemi dallime. Këta janë qytetarët e kësaj pjese, paguajnë taksat dhe duhet t’iu ofrohen ato shërbime”, ka shtuar Zemaj.
Zemaj së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani po viziton komunën e Bujanovcit.
Ragmi Mustafa ka falënderuar Zemajn për këtë vizitë, që siç tha ai po bëhet në këtë situatë të vështirë, si shkak i pandemisë COVID-19.
Ministri Zemaj nga këtu do të vizitojë kryetarin Nagip Arifi, dhe shtëpinë e Shëndetit-Covid Ambulantën.
Po ashtu, gjatë ditës do të takohet me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafën dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani./Tv Malisheva