Një aeroplan zjarrfikës u rrëzua gjatë operacioneve për të shuar një zjarr në ishullin Zakynthos të Greqisë, por piloti mbijetoi, ndërkohë që situata e krijuar nga flakët po mban në ankth vendin ballkanik.
Tre fshatra të evakuar, në ishullin verior Evia, janë përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit të ndihmuar nga kolegë nga vende të tjera filluan përpjekjet për të shpëtuar banorët e këtyre fshatrave.
Rrugët ndërkohë janë shpesh të pakalueshme pasi pemë, shtylla elektrike apo kabuj kanë bllokuar kalimin.
“Të gjitha fshatrat janë një front i vetëm zjarri. Në disa vende zjarret zgjerohen, në vende të tjera rindizen. Kemi nevojë për forcat ajrore”, deklaroi Angelos Missirlis, nënkryetar i bashkisë së Istiea-Edipsos./TV Malisheva